KQZ miraton fletët e votimit, në Tiranë Arben Skënderi i Bindjes me nr.1, Veliaj me nr. 2

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fletën e votimit për Bashkinë e Tiranës. Pas shortit të hedhur, mes dy kandidateve, i pari në listë do të jetë ai i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, që do të mbajë numrin rendor “një”. Ndërsa kandidati me numrin “dy” do të jetë ai i Partisë Socialiste, Erion Veliaj.

Në fletën e votimit për Bashkinë e Durrësit, kandidatja e Bindjes, Valbona Sakollari, do të renditet e para, ndërsa kandidatja e PS, Valbona Sako, do garojë me numrin dy në fletën e votimit.

 Edhe në Korçë kandidati Bindjes Demokratike, Leonard Olli, do të mbajë numrin “një” në fletën e votimit, ndërsa Sotiraq Filo i PS renditet i dyti.

Në Bashkinë e Vlorës, ndryshojnë pozicionet. Dritan Leli i PS-së renditet i pari ndërsa Valbona Mezini e Bindjes Demokratike do të renditet e dyta në fletët e votimit.

 Për Bashkitë Lushnje, Fier, Shkodër dhe Elbasan, fleta e votimit u miratua pa short, vetëm me kandidatët përkatës të Partisë Socialiste.

Shkarkoni aplikacionin e A2