Lamtumirë De Rossi, Olimpico në lot

Mbrëmja e djeshme ka qenë e vështirë për tifozët e Romës. Pas tërheqjes së kapitenit legjendar Francesco Totti, një vit më parë, kësaj here “këpucët në gozhdë” i ka varur dhe kapiteni aktual i ekipit, Daniele de Rossi.

Pas 18 vitesh të kaluara në Romë, ndeshja ndaj Parmës ishte e fundit për De Rossin.

Kapiteni i verdhekuqve luajti për 90 minuta në një Olimpico të mbushur plot, për të përshëndetur si e meriton kapitenin e saj.

Lot në fund të ndeshjes, kapiteni gjunjëzohet dhe puth fushën ku ka luajtur për herë të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2