Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Marku: Vetting-u i bëri prokurorët apatikë, problem referimet nga Policia

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 11:41 | Aktualitet
Marku: Vetting-u i bëri prokurorët apatikë, problem referimet nga

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku raportoi këtë t ëhënën në Komisionin e Ligjeve dhe Sigurisë, mbi punën e institucionit që ajo drejton për vitin e kalar. Duke pranuar se 2018-ta ishte një vit i vështirë, Marku shprehu shqetësim edhe për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

“Vetting-u shkarkoi shumë prokurorë, ndërsa një pjesë e tyre u bënë apatikë sepse nuk e dinin nëse do të vazhdonin të ishin më në detyrë, apo jo”, tha Marku. “Problem mbetet mungesa e referimeve nga Policia. Referimet dhe kallëzimet kanë qenë në masë më të ulët, por nuk do të thotë që Prokuroria ka pasur performancë më të dobët. Këtë shqetësim ia kemi referuar edhe drejtuesve të Policisë së Shtetit”.

Kryeprokurorja gjithashtu tha se Dibra ishte qarku me më pak kriminalitet, ndërsa Vlora kishte shifrat më të larta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë