Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllet “zëvendësimi” i PD-LSI, 18 karrige bosh, Kuvendi me 122 deputetë

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 19:32 | Politikë
Mbyllet “zëvendësimi” i PD-LSI, 18 karrige bosh, Kuvendi

Ramazan Gjuzi pritet të jetë deputeti i fundit i listës së LSI-së në Parlament. Ai dorëzoi këtë të hënë formularin e vetëdeklarimit për të marrë mandatin. Shterimi i zëvendësimit të listave të deputetëve që dorëzuan mandatet nga LSI, krijoi një grup të ri parlamentar, të pavarurit me 17 deputetë të rinj.

Në grupin parlamentar demokrat, është plotësuar në Parlament pak më shumë se gjysma e të ikurve nga PD.  Të ardhurit janë 23, ndërsa në total ishin  41 deputetë që dorëzuan mandatet.

Lista për ligjvënësit e rinj ka shteruar në 12 qarqet. 18 janë vakancat e mbetura, nga refuzimi që kanë bërë kandidatët në lista.

Parlamenti pritet të mblidhet me 122 deputetë, ndërsa në nenin 64 të kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore”. Këtë nen përmendi edhe kreu i PBDNj-së Vangjel Dule, kur kërkoi që presidenti të shpërndajë Parlamentin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu