Napoli vendos çmimin për Hysajn, në garë edhe nënkampionët e Spanjës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, shkodrani Elseid Hysaj duket gjithnjë e më shumë larg Napolit për sezonin e ardhshëm.

Pak ditë më parë, mediat italiane e lidhën të ardhmen e mbrojtësit shqiptar me atë të trajnerit Sarri, ndërsa tashmë “Tuttosport” shkruan se Napoli i ka vendosur çmimin 40 milionë euro, ndërsa në garë është futur edhe skuadra e Simeones, Atletico Madrid.

Sipas burimeve të medias italiane, Chelsea dhe Atletico Madrid janë të dy të interesuar të arrijnë marrëveshjen gjatë kësaj merkatoje vere.

Hysaj u largua nga Empoli për te Napoli në vitin 2015 dhe deri tani ka bërë 173 paraqitje me klubin në të gjitha garat, ndërsa nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.

Shkarkoni aplikacionin e A2