Nuk ishte finalja e Champions-it, por ndeshja me 85 mijë spektatorë çoi princin William në ekstazë

Mitiku Wembley i mbushur plot me 85 mijë spektatorë, 200 milionë euro shpërblim për fituesin, princi i kurorës britanike që feston si tifozi më i zjarrtë.

Nuk është finalja e Championis League, por play-off për ekipin që do të luaj në premier League në sezonin  e ardhshëm.

Fati dhe zotësia solli Derby County dhe Aston Villa që të arrinin të luanin “finalen” në Wembley, në një sfidë që vuri përballë edhe dy legjendat e Chelsea, trajnerin e Derbit Franck Lampard dhe zv. trajnerin e Aston Villës, John Terry.     

Aston Villa arriti fitoren e madhe që  e rikthen në Premier pas 3 vitesh mungesë, falë një 2-1 të vulosur nga El Ghazi dhe Mc Ginn.

Franck Lampard dhe John Terry, miq në fushë, kundërshtarë në stol

Ekipi i Birmingamit jo vetëm do t’ i gëzohet shumës marramendëse që do të përfitojë nga bonusi për rikthimin në kategorinë më të lartë të futbollit anglez dhe nga të drejtat televizive,  por në tribunën e tij do të mirëpresë gjithmonë e më shpesh edhe një tifoz të flaktë jo të zakonshëm: princin William, që sot u duk vërtet i çmendur nga fitorja e “Villains”.

Shkarkoni aplikacionin e A2