Real Madrid, Sergio Ramos i ka kërkuar Perezit që të ikë falas në Kinë

Një kapitull i ri në “Çështjen Ramos”. Sipas programit spanjoll “Jugones”, kapiteni 33-vjeçar i Real Madrid i ka kërkuar Florentino Perezit që të largohet nga klubi falas.

“Më jep lejen e largimit”, i ka thënë mbrojtësi Presidentit të klubit, në mënyrë që të vazhdojë karrierën e tij në Kinë.

Mësohet se Perez i është përgjigjur kështu: “Nuk mund të largohesh. Reali nuk mund të falë kapitenin e tij”.

Sipas “Jugones”, qendërmbrojtësi spanjoll ka marrë një ofertë shumë të majme nga Kina dhe ka vendosur që të lërë Spanjën.

Disa ditë më parë, mediat sportive spanjolle publikuan se pas eliminimit nga Ajax, Perez dhe Sergio Ramos kanë patur një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes dhe që nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Shkarkoni aplikacionin e A2