Rimbursimi i TVSH, Denaj: Borxhet brenda korrikut

Problemet e biznesit me mosrimbursimin e TVSH-së pritet të marrin fund shumë shpejt. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në një ndërmarrje fason, ndër sektorët e prekur më shumë nga këto vonesa, ku ka premtuar se situata do të normalizohet përpara muajit korrik.

Vonesat me rimbursimin e TVSH-së, në fund të vitit të kaluar arritën në mbi 6 muaj për mbi 240 sipërmarrje, kryesisht eksportuese, duke krijuar vështirësi për likuiditet dhe rrjedhimisht, në pagesat e punonjësve dhe respektimin e kontratave.

“Në këto 5 muaj kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë sesa 5 muajt e parë të vitit 2018 dhe besoj se në fund të qershorit do kemi mbyllur të gjitha vonesat për fasonët, grumbulluesit dhe eksportuesit në një prioritet që i dhamë në pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri të monitoruara dhe nga niveli qendror i ministrisë”, deklaroi ministrja Denaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2