Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Suksesi i “Aladin”, arkëtime rekord për filmin e Will Smith

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 17:42 | Aktualitet
Suksesi i “Aladin”, arkëtime rekord për filmin e Will

Pavarësisht vlerësimeve aspak pozitive të kritikës, prodhimi më i ri i Disney, “Aladin” e mori fitoren e tij gjatë fundjavës.

Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me Will Smithin në rolin e xhindit, filmi grumbulloi 86 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes, duke u renditur në krye të listës.

Pas premierës botërore, Smith tregon për CNN përjetimet lidhur me rolin: “E nisa projektin me shumë nervozizëm. Do të hyja në këpucët gjigante të xhindit, të lëna nga Robin Williams dhe kjo më nervozonte. Desha që roli të ishte një homazh për Robin, por edhe të sillte diçka të re. Sfidë më vete ishte edhe përshtatja e kolonës zanore të filmit, e cila duhej të mos shkëputej nga origjinali, por njëkohësisht të sillte frymë të re”.

Kompozitori Alan Menken tha: “Kisha dy punë. Njëra ishte të ruaja të ndezur flakën e origjinalit dhe tjetra të ofroja elemente të reja, duke qenë se isha pjesë e një ekipi të ri”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli