Triumfi i Partisë Brexit, Farage kërkon largim pa ujdi nga BE

Publikuar më: 27/5/2019, ora 13:19
SHQIPTARJA PE frame 0 1024x576

Triumfi i Partisë Brexit, Farage kërkon largim pa ujdi nga BE

Publikuar më: 27/5/2019, ora 13:19

Partia Brexit e Nigel Farage arriti një fitore bindëse në zgjedhjet Europiane edhe pse kishte vetëm 6 javë që ishte themeluar. Lideri Euroskeptik kërkon pjesëmarrje në ekipin negociues për Brexit dhe synimi kryesor i tij është rikthimi i mundësisë së largimit pa ujdi.

“Ne jemi partia më e madhe në Parlamentin Europian që vjen nga e gjithë Europa. Ne dëshirojmë të luajmë një rol aktiv, të marrim përgjegjësi. Ne kemi marrë një mandate dhe kërkojmë që qeveria të na përfshijë në ekipin negociator. Ne duhet të bëhemi gati të largohemi nga BE me 31 tetor. Kemi shumë për të bërë”, tha Nigel Farage, lider i Partisë Brexit.

Pas Partisë Brexit, renditet një forcë politike pro-Europiane, e cila bën thirrje përmbajtjen e një referendumi të dytë.

“6 javë më parë Liberal Demokratët nisën këtë fushatë me një mesazh shumë të thjeshtë. Çdo votë për ne është një votë për të ndaluar Brexit. Të enjten, londinezët folën dhe dërguan një mesazh shumë të qartë. Ata dëshirojnë të qëndrojnë në BE”, u shpreh Irina von Wiese, eurodeputete e zgjedhur e Liberal Demokratëve. Britania e Madhe duket edhe më e përçarë pas votimit për Parlamentin e BE-së. Zgjedhjet sollën disfatë të rëndë për partitë tradicionale. Ky rezultat është një mesazh i qartë për kryeministrin e ardhshëm të vendit, i cili mund të mbajë një qëndrim shumë të ashpër kundër Unionit. Kjo do të rrisë dhe më tej thirrjet për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.