U21/ Lleshi dhe Kolaj: Në Turqi, për fitore

Fitore në ndeshjen kualifikuese në Turqi për të rikthyer përfaqësuesen Shpresa në garë.

Dy yjet e 21-vjeçarëve, Kleandro Lleshi i spanjollëve të Leganesit dhe Aristidi Kolaj i italianëve të Sasuolos motivojnë skuadrën kuqezi për të tentuar surprizën e madhe më 7 qershor.

“I kam parë shokët me dëshirë të madhe. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja për ne pasi në dy ndeshjet e para nuk kemi marrë rezultatin e dëshiruar. Ekipi kundërshtar është i mirë, por do të shkojmë për fitore”, u shpreh Lleshi.

Ndërsa Kolaj theksoi: “Jemi një ekip i bashkuar dhe në Turqi shkojmë për fitore. Jemi të përqendruar për ta marrë atë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2