UEFA dënon Flamurtarin, feston Tirana

Pavarësisht sezonit fantastik, ecurisë së pabesueshme të një skuadre të papaguar prej shumë muajsh, faktit që ekipi u gjymtua nga problematika e financave dhe ku sezoni u mbyll me më pak se gjysmën e kontingjentit që nisi, Flamurtari u rendit i treti.

Por gjithçka e jashtëzakonshme deri më tani zerohet, pasi edhe ose ndodhet në zonën e kupave të Europës, vlonjatët nuk do të lejohen të luajnë në arenën ndërkombëtare. UEFA i ka dënuar për shkak të borxheve të shumta të klubit ndaj ish-lojtarëve në vite.

Nga kjo situatë feston Tirana, që do të luajë ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit, për të siguruar mbijetesën. Diçka që në situatën e krijuar duket thjesht formalitet.

Mbetet për t’u zgjidhur dilema rreth Skënderbeut, pas vendimit të CAS, por edhe nëse Tirana do të arrijë të licencohet. Në këtë rast, do të përfitonte Laçi pavarësisht vendit të gjashtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2