Vidhnin bankomatet në spitale, pranga 5 shqiptarëve në Spanjë

Grupi i grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova u shkatërrua nga Garda Civile e Spanjës.

Siç duket edhe në pamje, 5 shqiptarët e moshave 24 deri në 41 vjeç, akuzohen se kanë vjedhur bankomatet e 2 spitaleve në zona të ndryshme të Spanjës, ndërsa planifikonin të merrnin edhe atë te një qendre tregtare.

CV-ja e tyre kriminale ishte e pasur, pasi kishin akuza për vjedhje të tjera dhe falsifikimeve. Madje ndaj tyre ka pasur një urdhër dëbimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2