Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zbardhet dosja 339/1. 12 persona nën akuzë, s’ka hetime për zgjedhjet

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 19:06 | Kronikë
Zbardhet dosja 339/1. 12 persona nën akuzë, s’ka hetime për

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për dosjen 339/1. Nga 7 grupe kriminale të hetuara, ai i Shkodrës do të dërgohet i pari për gjykim.

Në këtë dosje i pandehur është nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kampioni në sportin e mundjes, Elis Guri. Emri i tij u përmend nga Policia e Shtetit si personi i dyshuar për një ngjarje të rëndë mbrëmjen e 25 qershorit 2017.

Akuzat që rëndojnë mbi ta nuk kanë të bëjnë as me procesin zgjedhor dhe as me shitblerje votash, për të cilat po hetohet tek dosja paraardhëse 339. Dosja 339/1 përmban akuzat për prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Dy kushërinjtë Ndoka akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Krimet e Rënda ende nuk kanë konkluduar me mbylljen e hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli