Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet evropiane, për herë të parë, një eurodeputete shqiptare

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 11:40 | Aktualitet
Zgjedhjet evropiane, për herë të parë, një eurodeputete

Parlamenti i ri Evropian do të ketë për herë të parë në përbërjen e tij edhe një deputete shqiptare. Ajo është Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë. 33 vjeçarja është pjesë e Partisë së Moderuar që siguroi 17.6 për qind të votave, ose 4 vende në parlament.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e Sekretares Ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë ku aderon, e ku ka qenë mjaft aktive.

Presidenti shqiptar Ilir Meta uroi Kokalarin duke thënë se ky zhvillim i bën të lumtur të gjithë shqiptarët pavarësisht vendeve ku jetojnë.

Në mesazhin e Ilir Metës theksohet se shqiptarja Arba Kokalari është një model suksesi në Suedi dhe njëherësh për Evropën e bashkuar.

I pari që e përshëndeti zgjedhjen e shqiptares ishte ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Ngjarje historike, sepse bëhet fjalë për eurodeputeten e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, u shpreh Pacolli në mesazhin e tij.

Në zgjedhjet evropiane pati edhe kandidatë të tjerë shqiptarë të cilët përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli