3 mijë vjet më parë përdorej për kanabis e morfinë, kushton 50 mijë euro!

Një enë ari në formë kanonike, e cila është përdorur rreth 3 mijë vjet më parë nga fisi “Scythians”, ka dalë në ankand për një çmim fillestar prej 50 mijë eurosh.

Ky fis ka jetuar midis viteve 900 dhe 200 para Krishtit në atë që sot njihet si Siberia jugore, ndërsa ena përdorej kryesisht për të pirë duhan, kanabis dhe opium.

“Scythians” ishin luftëtarë nomadë. Ata pinin gjakun e armiqve të vrarë dhe përdorën luftëtaret femra.

Ena prej ari peshon vetëm 125 gramë. Ajo i përkiste një biznesmeni amerikan që nga viti 1990, ndërsa më parë kishte qëndruar për rreth 4 dekada në një muze në Amerikën e Veriut. Më herët, vendndodhja e saj nuk dihet.

Chris Wren, drejtues në “Timeline Auctions”, tha se në enën, e cila ka vrima në bazë, u gjetën mbetje të zeza, ndërsa më pas u provua se bëhej fjalë për përzierje kanabisi dhe opiumi.

“Ky është një objekt i veçantë që tregon se droga nuk është thjesht një problem modern!”, u shpreh ndër të tjera Wren.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN