Basha porosi deputetëve: Bizneset të njihen me programin e PD

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ish deputete të qarkut të Tiranës. Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre të intensifikojnë takimet me bizneset e kryeqytetit për t’iu prezantuar pikat kryesore të programit të opozitës për biznesin.

Basha ka kërkuar që deri në 2 qershor të jenë takuar rreth  40 mijë biznese në Tiranën urbane, të cilëve t’u lihet fletëpalosja me pikat e programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël dhe  fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë.

Basha u ka lënë porosi deputetëve që bizneset të ftohen të marrin pjesë në protestën e të dielës në orën 19. 00 para Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2