Basha, porosi deputetëve: Bizneset të njihen me programin e PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ish-deputetë të qarkut të Tiranës.

Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre të intensifikojnë takimet me bizneset e kryeqytetit për t’iu prezantuar pikat kryesore të opozitës për biznesin.

Basha ka kërkuar që deri në 2 qershor të jenë takuar rreth 40 mijë biznese në Tiranën urbane, të cilëve t’u lihet fletëpalosja me pikat e programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël dhe  fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë.

Basha u ka lënë porosi deputetëve që bizneset të ftohen të marrin pjesë në protestën e të dielës në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2