Burg për sigurinë ushqimore, Kodi Penal mbërrin në Kuvend

Mbërrijnë në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë burg deri në 15 vjet për prodhuesit dhe importuesit që abuzojnë me sigurinë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Diskutimi i parë do të bëhet në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku do të ketë seancë dëgjimore me përfaqësuesit e biznesit të këtij sektori. Deputetët do të njihen me mendimin e prodhuesve dhe importuesve për ashpërsimin e masave që propozohen nga qeveria.

Paralelisht, në të gjithë vendin ka nisur aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për evidentimin dhe ndëshkimin e abuzuesve me sigurinë ushqimore.

Shkarkoni aplikacionin e A2