Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ditë lamtumirash te Milani: Gattuso dhe Leonardo japin dorëheqjen

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 18:06 | Futboll
Ditë lamtumirash te Milani: Gattuso dhe Leonardo japin dorëheqjen

Sot ishte dita e lamtumirave te Milani. Leonardo dhe Gattuso kanë dhënë dorëheqjen duke lënë bosh vendet e drejtorit sportiv dhe trajnerit.

Një revolucion nën shenjën e Ivan Gazidis, që vjen vetëm dy ditë pasi Milani nuk arriti dot të kapte zonën e Champions League.

Gattuso ka hequr dorë nga dy vite kontratë, ku sipas mediave sportive italiane do të fitonte 8 milionë euro, por ka kërkuar që stafi i tij të paguhet.

Ndërkohë, Paolo Maldini po mendohet për të ardhmen e tij dhe për momentin duket se nuk do të largohet nga Milani. Ish-kapiteni do të ndryshonte mendje vetëm nëse Gazidis do t’i ofronte një rol fasadë në klub.

A2 CNN Livestream

Dita jonë