Dyshohej për vrasjen e Mario Majollarit, pushohen hetimet për Gjuzin

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Kastriot Gjuzin, të akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit rreth një vit më parë.

Pushimi u kërkua nga prokuroria, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit. Prokurori ka argumentuar në seancë se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet.

Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat, është shprehur e revoltuar dhe thotë se do të apeloj vendimin. 28-vjeçari u vra më 11 prill të vitit 2018 pranë banesës së tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN