Ëndrra që vrau 11 persona në 9 ditë…

Publikuar më: 28/5/2019, ora 08:44

Ëndrra që vrau 11 persona në 9 ditë…

Publikuar më: 28/5/2019, ora 08:44

“Ishim duke ndjekur ëndrrën dhe nën këmbët tona ishte një shpirt i pajetë”. Kështu e ka përshkruar me një fjali situatën në majën më të lartë të botës, në malin Everest, një regjisor kanadez, i cili ka postuar edhe pamje.

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në vetëm 9 ditë pasi moti pësoi çrregullime të shpejta në majën më të lartë të botës, e cila ditët e fundit është vizituar nga një numër rekord alpinistësh që synojnë të realizojnë ëndrrën.

Elia Saikaly, nga Otava, shpërndau edhe një foto, e cila tregon radhën e njerëzve sikur po futeshin në kinema, ndërsa ngjitur me ta është edhe një trup i pajetë.

“Nuk mund ta besoja atë që pash atje. Kaos e trupa të pajetë. Njerëz që përpiqeshin të ktheheshin, por përfunduan të vdekur”, tregon kanadezi.

Por në këtë situatë alarmante në ekspeditat e fundit në Everest, dy shqiptarët Mrika Nikqi dhe i ati i saj, Arianit Nikqi, ia kanë dalë me sukses të ngjiten në majën më të lartë në botë. Kjo është bërë e ditur në faqen e tyre të web-it, ku kanë shkruar:

“Ekspedita Everest 2019 përfundoi me sukses! Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majën më të lartë në botë! Mrikë malësorja si 17 vjeçare njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babanë Arianit Nikqi, sot me datën 27 maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë, Everest”.

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.