Gattuso konfirmon largimin nga Milan

Gjejnë konfirmim zërat e së hënës për largimin e trajnerit të Milanit, Gennaro Gattuso. Mediat italiane kanë publikuar fjalën e trajnerit kuqezi ku pranon se do është larguar nga stoli i “djajve”.

“Vendimi për të lënë pankinën e Milanit nuk është ishte i lehtë, por duhej marrë. Zgjedhja ime është e dhimbshme. A do të heq dorë nga 2 vjet të tjera kontratë? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë asnjëherë çështje parash”, deklaroi Gatusso për “La Repubblica”.

Me tej ish-mesfushori dhe trajneri i Milan shton: “Nuk ka një moment të saktë se kur e mora vendimi, por ai erdhi pas një përmbledhje 18 mujore, si trajneri i një skuadre që për mua nuk do të jetë njësoj si të tjerat”.

Me vendimin e tij, tekniku Gattuso heq dorë nga 5.5 mln euro që kuqezinjtë e Milanit i detyrohen deri në 30 qershor 2021, datë kur i përfundon dhe kontrata.

Shkarkoni aplikacionin e A2