“I Ftuari”, Islami për progres-raportin: Nesër, film i parë. Nuk do të ndodhë asgjë

Kastriot Islami, në studion e emisionit “I Ftuari” në A2 CNN me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi në prag të progres-raportit të Komisionit Evropian përsa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, se “nesër nuk do të ndodhë asgjë”.

“Nesër nuk do të ndodhë asgjë, aq më tepër që 3 lojtarët kryesorë, Mogherini, Hahn dhe Fleckenstein, nuk do të jenë më pasnesër. Ne kemi parë se si është grisur raporti i komisionit edhe më parë. Komisioni do të bëjë punën e vet, siç e kanë bërë edhe vjet. Është puna e fundit e tyre”, deklaroi Islami.

Kur u pyet nëse do të futemi në axhendën e shtatorit të Komisionit Evropian, Islami tha se mënyra se si do të zgjidhet kriza do të ndikojë nëse do të merret një vendim në mbledhjen e shtatorit.

“Nëse ata nuk shohin elementë që kriza po zgjidhet, qershori do të jetë i zi për Shqipërinë. Ata interesohen shumë për zgjedhjet e përgjithshme, sa herë që ka pasur rotacion pushteti, ka pasur bonus”, shpjegoi Islami.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN