“I Ftuari”, Kastriot Islami: Rama po negocion “jetën e tij të tretë”

“Kam përshtypjen që Edi Rama po negocion jetën e tij të tretë me paratë që ka fituar. E ka kuptuar që duhet të ikë”.

Kështu u shpreh Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, me Endri Xhafon. Islami theksoi se me letrat e tij publike drejtuar Lulzim Bashës, Edi Rama “po mundohet që t’i thotë ndërkombëtarëve që unë po vazhdoj lojën e negocimit, por në fakt është totalisht në rrugë të gabuar”.

“Rama i fitoi zgjedhjet i vetëm në 2017, opozita është në rrugë e kështu me radhë. Supozojmë se Rama me akrobacitë e veta do të dalë nga kjo, po ku do të kthehet? Te 2017 do të kthehet, por ai është te 2017. Rama nuk po kupton që e gjithë kjo lidhet me tjetërsimin e rezultatit të vitit 2017 dhe e vetmja gjë që e shpëton Ramën janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Islami.

“Problemi është që janë tjetërsuar rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk duhet çuar vendi në përplasje për shkak të një individi që kërkon të rrijë në pushtet nëpërmjet tjetërsimit të rezultateve”, shtoi ish-ministri i Jashtëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2