
Itali, 19 vjeçari fiton në zgjedhjet lokale
Politika e vjetër duket se i ka mërzitur njerëzit dhe kjo është treguar dhe në zgjedhjet e fundit lokale në një komunë të vogël në Itali, ku votuesit i kanë besuar drejtimin një 19 vjeçari.
Michele Schiavi hyri në fushatën zgjedhore, për komunën e Onores, në rajonin bergamask si kandidat i partisë “Onore mbi të gjitha” dhe fitoi ndaj kryetares aktuale, Angela Schiavi, vetëm me 14 vota diferencë.
Duhet theksuar se 19 vjeçari i sapozgjedhur në krye të Onores do të drejtojë një komunë me vetëm 890 banorë.