Klopp: Për Guardiolën ka më shumë rëndësi kampionati sepse ka vite pa luajtur finalen e Champions

Jürgen Klopp ishte në humor në konferencën për shtyp që dha në “Media Day”-n e Liverpool në prag të finales së Champions League.

Trajneri gjerman ironizoi deklaratat e Guardiolës, i cili para disa ditësh tha se preferonte të fitonte kampionatin anglez përpara Champions League.

“Ai thotë kështu sepse ka vite që nuk luan një finale”, u shpreh Klopp duke qeshur.

Më tej, gjermani e lavdëroi ish-trajnerin e Barcelonës: “Është më i miri në botë dhe meriton çdo lavdërim që i bëhet. Unë them se Champions-i është më i rëndësishëm pasi kam ende mundësi që ta fitoj, ndërsa kampionatin e kam humbur”.

Manchester City i Guardiolës fitoi kampionatin anglez me vetëm 1 pikë më shumë sesa Liverpool, ndërkohë që u eliminua nga Tottenham në çerekfinalet e Champions.

Shkarkoni aplikacionin e A2