Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza politike, delegacioni amerikan takon Metën, Ruçin, Ramën e Bashën

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 13:52 | Politikë
Kriza politike, delegacioni amerikan takon Metën, Ruçin, Ramën

Zgjidhja sa më shpejt e krizës politike ishte një ndër çështjet që presidenti Meta diskutoi me delegacionin e stafeve drejtuese të Senatit e Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut.

Delegacioni, i kryesuar nga Damon Wilson, ndodhet në Tiranë, në takime me zyrtare të lartë, nga kreu i shtetit Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD, Basha.

Siç njoftoi zyra e shtypit pranë Presidencës, në bisedën më delegacionin amerikan, presidenti Meta u ndal në zhvillimet e brendshme politike, për nevojën për reflektim të menjëhershëm, për zgjidhjen e krizës disamujore, zbatimin dhe implementimi i reformës në drejtësi, mbështetur në shinat kushtetuese, si dhe hedhja e hapave të nevojshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryeparlamentarin Ruçi, zyra e shtypit të Kuvendit njoftoi se u fol për reforma të pakthyeshme dhe të papengueshme dhe për rolin e spikatur të Shqipërisë në stabilitetin e rajonit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë