Lamtumirë Champions, lamtumirë Gattuso!

Trajneri Gennaro Gattuso është shumë pranë largimit nga Milan. Mospërmbushja e objektivit për t’u rikthyer në Champions League, ka bërë që pas drejtorit sportiv Leonardo, i cili është çështje orësh në Milano, t’i jap fund aventurës në krye të “djallit” edhe ish-mesfushori kuqezi.

E sigurt është se nuk behët fjalë për një shkarkim, por për zgjidhje të kontratës me marrëveshje.

Në lëkundje është edhe posti i Maldinit, por këtij të fundit mund t’i jepet një shans duke zënë vendin e Leonardos.

Nëse edhe ish-mbrojtësi do të largohej, atëherë Milan do të mbyllte një epokë, atë të një brezi ish-lojtarësh që nuk mundën ta drejtonin Milanin si dikur në fushën e lojës.

Shkarkoni aplikacionin e A2