Marilyn Monroe u vra nga CIA “që të mos nxirrte të vërtetën mbi UFO-t”

Marilyn Monroe është vrarë nga CIA që të mos zbulonte të vërtetën në lidhje me UFO-t.

Kështu shprehet një gjuetar UFO-sh për aktoren dhe modelen e famshme e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 5 gusht 1962. Monroe u raportua se vdiq nga një mbidozë.

Në dokumentarin “Unacknowledged”, Steven Greer pretendon se i është dhënë një përgjim telefonik midis Marilyn dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kennedy, që daton vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

Mendohet se ata të dy ishin të përfshirë në lidhje dhe drejtues të qeverisë kërkonin të kishin në dorë telefonin e aktores, për t’u siguruar se ajo nuk do të nxirrte asnjë sekret. Sipas të dhënave në vitin 1947, në Rosëell ushtria e Shteteve të Bashkuara mblodhi mbetjet e një anijeje kozmike jotokësore së bashku me “personat” e gjendur në atë anije dhe më pas mbuluan gjithçka.

Mendohet se Robert Kennedy dhe Marilyn kanë shkuar bashkë në Roswell dhe kanë parë anijen kozmike dhe kjo është arsyeja pse autoritetet e vranë. Ata nuk donin të rrezikonin që një aktore si ajo, me shumë kontakte, të nxirrte një sekret të tillë.

Shkarkoni aplikacionin e A2