Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Marrëveshja, Basha hedh poshtë aludimet për dakordësi me Ramën

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 19:57 | Politikë
Marrëveshja, Basha hedh poshtë aludimet për dakordësi me

Kurrë me pazar me “të keqen”. Lulzim Basha hodhi poshtë nga Elbasani, ku kërkoi pjesëmarrje masive në protestën e 2 qershorit, aludimet se mes tij dhe Edi Ramës është arritur dakordësia.

“Minjtë e ndjejnë frikën dhe kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza, si ajo e qeverisë Basha-Rama, dhe broçkulla të tilla. Në këtë betejë ne nuk jemi për të marrë pushtetin me tavolinë”, deklaroi kreu demokrat.

Pavarësisht toneve më të ulura të protestës së fundit kombëtare të demokratëve, kërkesa e tyre nuk ndryshon. Sipas Bashës, “largimi i Edi Ramës është i panegociushem”.

Ndërsa në çdo dalje publike socialistët i kujtojnë kodin penal nëse preken zgjedhjet, edhe Basha kërcënon me burg. “Se kuislingët e krimit qe bëjnë gati të asgjësojnë liritë tuaja, shumë shpejtë do të jenë para drejtësisë dhe prapa hekurave”, përfundoi Basha.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë