Meta: Djegia e mandateve dhe zëvendësimi i tyre, dy veprime të nxituara

Presidenti shqiptar Ilir Meta, i ftuar në Kosovë në një debat televiziv, nuk mungoi të kritikonte sërish politikën shqiptare për ngërçin që po e karakterizon nga fillimi i vitit.

Meta theksoi se “opozita ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të mandateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandateve”.

Meta e sheh të nevojshme që të dyja palët “të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike”, sepse sipas tij  kjo është kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, siç nënvizuar edhe nga faktori ndërkombëtar.

Presidenti thërriti për përgjegjësi palët, dhe nënvizoi se protesta paqësore e 25 qershorit mund të jetë një ogur i mirë për një zgjidhje.  

Për sa i përket marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, Meta deklaroi për emisionin “Debat Plus” se ndikimi i Shqipërisë duhet të nxisë bashkëpunimin dhe unifikimin e faktorëve për çështje te rëndësishme të Kosovës”, dhe se objektivi mbetet për të “të punojmë që të gjithë me një projekt, që me siguri na bashkon të gjithë shqiptarëve, pa cenuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, gjë që me shumë gjasa sipas tij do të mund të ndodh brenda kornizës së Bashkimit Evropian.

Shkarkoni aplikacionin e A2