Ndihma ekonomike, ekspertët propozojnë rishikim të skemës

Ekpertët e ekonomisë propozojnë rishikim të skemës së ndihmës ekonomike.

Sipas tyre, pjesë e kësaj të fundit duhet të jenë vetëm ata që janë realisht të varfër dhe se qeveria duhet të hartojë politika në drejtim të punësimit të qytetarëve, për të zbutur varfërinë në vend. 

Kosta Bajraba, ekspert i çështjeve sociale, shprehet: “Ata që mbeten brenda në skemë ndoshta ka ardhur koha që të rishikohet edhe rritja e masës së ndihmës ekonomike”.

Ndërkohë, Oriola Pampuri, ish-deputete e Partisë Demokratike, thekson: “Vlerësim i drejtë, sistem pikëzimi i drejtë dhe përllogaritje e minimumit jetik. Mbështetja e biznesit do të bënte që të hapeshin vende pune dhe qytetarët do të rendnin për t’u punësuar, jo për të marrë ndihmë ekonomike”.

Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, vitin e kaluar u përjashtuan 30% e familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. “

Ndërkohë, numri i ankesave është rritur ndjeshëm për shkak të anomalive që ka sjellë zbatimi i kësaj reforme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN