Ndryshimet tek Inter, Conte në stolin zikaltër, firma çështje ditësh

Me sigurimin e një vendi në Champions League, firma e Antonio Contes tek Inter është çështje ditësh.

Trajneri italian pritet të nënshkruaj menjëherë pas finales së Champions League, në të cilën, do të jetë prezent në tribunë së bashku me drejtuesit zikaltrër.

Krerët e Inter janë ndërkohë në pritje të zgjidhjes së kontratës me Spalletin, i cili është i vetëdijshëm për largimin.

Menjëherë pas zyrtarizimit, Conte do të udhëtojë së bashku me agjentin e tij drejt Kinës për të njohur nga afër pronarin e klubit zikaltër, Jindong Zhang.

Shkarkoni aplikacionin e A2