Nesër zbardhet progres-raporti i KE, Shqipëria “braktis” Brukselin

Shqipëria nesër duket sikur ka “braktisur” Brukselin, në prag të progres-raportit të Komisionit Evropian për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.   

Kryeministri Rama do te jetë në Tiranë ku do të takohet me ambasadorin e BE-së Soreca, dhe nuk pritet që në kryeqytetin belg të jenë të pranishëm ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe as kryetarja e komisionit të integrimit Rudina Hajdari.

 Duket sikur qeveria do të ndjekë në televizion zhvillimet e të nesërmes. Për A2 CNN raporton nga Brukseli gazetarja Marsela Karapanco, që do të ndjekë hap pas hapi zhvillimet e një dite të rëndësishme për dinamikat e politikës shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2