Opozita denoncon fshehjen e tenderave, Duma e Vasili: Qeveria vjedh shqiptarët!

Opozita ka denoncuar sot fshehjen e tenderave të qeverisë, duke i konsideruar sekret shtetëror në kundërshtim me ligjin.

Ish-deputetja Grida Duma tha se janë me qindra tenderat për të cilat qeveria duhet të kishte dhënë llogari, por ka refuzuar ta bëjë pasi po vjedh shqiptarët.

Edhe LSI, nëpërmjet nënkryetarit Petrit Vasili tha se po grabiten miliona euro pa tender dhe prokuroria po hesht para krimit financiar: “Ministria e Mbrojtjes shpenzon 7 milionë dollarë më shumë. Kemi një vjedhje të organizuar qeveritare”.

Shkarkoni aplikacionin e A2