Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Portali "Mjekë për Shqipërinë", Rama: Shmang ndërhyrjet, në garë edhe diaspora

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 14:24 | Politikë
Portali "Mjekë për Shqipërinë", Rama: Shmang

Njësoj si mësuesit, infermierët dhe studentët e ekselencës edhe mjekët do të kenë portalin e tyre dedikuar punësimit. Qëllimi, shpjegoi kryeministri, është evitimi i ndërhyrjeve.

“Ti ke rezultatet, ato futen në kompjuter, procesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë djalin apo vajzën e një çobani”, deklaroi Rama para mjekëve.

Përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” mund të aplikohet për më shumë se 100 vende vakante.

“Mjekë për Shqipërinë do të bëjë të njëjtën gjë. Sot ka 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë dhe 79 vende të lira për mjekë në spitale, të gjithë mund të aplikojnë mbi bazën e renditjes do të punësohen” shtoi kryeministri.

Gara është e hapur edhe për ata jashtë Shqipërisë.

“Portali hap rrugë dhe për ata mjekë nga diaspora që duan të kthehen dhe të punojnë në Shqipëri dhe ka interesim në këtë drejtim”, mbylli fjalën e tij kryeministri Rama.

Mungesa e mjekëve specialistë është drejtzgjidhjes, tha kreu i qeverisë, falë edhe një bonusi mbi rrogën prej 2.5 milionë lekësh të vjetra në muaj, për ata që pranojnë të shërbejnë jashtë kryeqytetit. Përveç rrogës do të vazhdojnë të rriten edhe kapacitetet në dispozicion të mjekëve për të ushtruar profesionin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë