Rama mbledh deputetët në zonën e ish-Bllokut

Në prag të çeljes së fushatës eletorale për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilësuara si moniste nga opozita, Edi Rama mblodhi shtabin elektoral të Partisë Socialiste në vilën nr. 31, e njohur si ish vila e diktatorit Enver Hoxha.

Bëhet fjalë për një darkë pune ku i ftuar ishte edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në total bëhet fjalë për rreth 30 pjesëmarrës, deputetë dhe ministra të Qeverise Rama.

Mes tyre janë përgjegjësit  politikë të secilit qark si dhe të gjithë njerëzit e angazhuar në fushatën elektorale të socialistëve.

Qëllimi i takimit lidhet ngushtë me strategjinë e socialistëve në këtë fushatë, përfshi atë të komunikimit, nga spotet e deri te kalendari i aktiviteteve.

Socialistët do të çelin fushatën ditën e shtunë, ndërsa mbrëmjen e të dielës ndërkohë që Lulzim Basha do jetë duke protestuar në Tiranë, kryeministri Rama do jetë në Lezhë duke çelur fushatën bashkë me kandidatin e tij në këtë bashki, Pjerin Ndreun.

Shkarkoni aplikacionin e A2