Reja prezanton listën e lojtarëve: Objektivi, të shkojmë në Europian

Trajneri i ri i Kombëtares, Edy Reja ka publikuar paraditen e sotme listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet eliminatore të Europianit 2020, më 8 qershor ndaj Islandës në transfertë dhe më 11 qershor ndaj Moldavisë.

Pas shumë polemikave dhe përplasjeve me trajnerin Panucci, tashmë nën drejtimin e Edy Reja, Ermir Lenjani është rikthyer në Kombëtare. Reja ka konfirmuar Qosen, ndërsa risia e kësaj liste është Kumbulla. Ndërkohë, dy lojtarët e Partizanit, të cilët ishin pjesë e grumbullimit paraprak në Durrës, Trashi dhe Telushi, nuk kanë mundur të marrin një ftesë.

Reja u shpreh se nën vëzhgim ka 35 lojtarë, por aktualisht nuk është momenti për eksperimente dhe duhet t’u besojë lojtarëve të konfirmuar.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin, edhe të tjerët me Panuccin. Doja t’i jepja vazhdimësi punës së bërë nga ata. Nuk kam patur edhe kohë për t’i vëzhguar plotësisht”, tha italiani. Reja foli edhe për objektivat. “Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lodhur”, tha Reja.

Në përditësim…

Shkarkoni aplikacionin e A2