Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"I Ftuari"/ Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Islami: Vendet e BE-së e kanë parë si thikë pas shpine nga Shqipëria

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 20:40 | Politikë
"I Ftuari"/ Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Islami:

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në periudhën 2003-2005, deklaroi në emisionin “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2 CNN se “ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel është film i parë”.

“Mogherini, Hahn dhe Fleckenstein janë munduar ta mbështesin raportin si sukses, por pastaj mblidhet Këshilli Evropian dhe… Burokracia e Brukselit bën një raport teknik, por shërbimet inteligjente të vendeve të BE-së kanë raporte të plota mbi atë që ndodh në Shqipëri. Fenomeni tjetër i rëndë që ka ndodhur në rastin e Shqipërisë janë negociatat për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Gjermania dhe jo vetëm e kanë perceptuar si thikë pas shpine ndaj qëndrimit pozitiv ndaj zgjerimit”, deklaroi Islami.

Ish-ministri i Jashtëm shtoi: “Shqipëria merrte nota pozitive në politikën e jashtme, tani ka nisur ta prishë këtë element duke folur për ndryshim kufijsh”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë