Shkodër, kapen 990 doza ekstazi, një 24 vjeçar në pranga

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave të mesme dhe universitetit në këtë qytet.

990 doza ekstazi dhe një person i arrestuar, janë rezultatet e operacionit të koduar “Pedonalja”, i cili u finalizua pas një hetimi 3 mujor. I arrestuari është një i ri 24 vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë 310 tableta ekstazi, ndërsa në një tjetër banesë që e kishte marrë me qira, policia i gjeti edhe 680 tableta të tjera.

Policia po punon për identifikimin edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktiviteti kriminal në fushën e shitjes se narkotikëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2