Shpërthen skandali i trukimeve në Spanjë, arrestohet ish-lojtari i Real Madrid

Disa futbollistë dhe të tjerë që tashmë janë tërhequr nga futbolli i luajtur janë vënë në pranga nga policia spanjolli pas një tjetër skandali trukimesh.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se në kuadër të një hetimi për një seri ndeshjesh të trukuara në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018, është vënë në pranga edhe ish-futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo, tashmë në moshën 38 vjeçare, i tërhequr nga futbolli.

Raul Bravo, ish-futbollist i Realit

Gjithashtu është arrestuar edhe Borja Fernandez, edhe ai 38-vjeçar, i cili vetëm pak kohë më parë është tërhequr nga futbolli. Gjatë sezonit që sapo u mbyll është aktivizuar në 19 ndeshje me Valladolidin, skuadër që ka për president Ronaldo “Fenomenin”.

Në pranga është vënë edhe Samu Saiz, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e anglezëve të Leeds, por është formuar si lojtar te Reali.

Më herët, policia spanjolle ka vënë në pranga edhe presidentin e Huescas Agustin Lasaosa, si dhe mjekun e këtij klubi, të cilët akuzohen për trukim të ndeshjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2