Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmohet autobusi i shkollës në Japoni, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 10:59 | Bota
Sulmohet autobusi i shkollës në Japoni, viktima dhe të plagosur

Një nxënëse shkolle dhe një person humbën jetën dhe 16 vajza u plagosën, si pasojë e një sulmi me thikë në një stacion autobusi në rrethinat e Tokios. Mediat lokale gjithashtu shtojnë se dhe personi i ndaluar në vendngjarje ka humbur jetën më vonë, si pasojë e plagëve të marra.

Vajzat e moshës 6-12 vjeç, nxënëse të një shkolle private fetare në qytetin Kawasaki, po hipnin në autobus, kur një person u afrua pranë tyre dhe filloi t’i qëllonte me thikë.

Shoferi i autobusit tregon se pa një person që u afrua pranë stacionit me dy thika dhe filloi të sulmonte personat e pranishëm.

Policia në deklaratën zyrtare njofton se viktimat janë një vajzë 11 vjeçare dhe një burrë 39 vjeç që mendohet të jetë prindi i një prej fëmijëve.Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe autoritetet kanë nisur një hetim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë