Të flesh me luanin

Zakonisht, në familjet normale mund të shikosh macen që futet në shtrat, por një burrë nga Pakistani e ka ngritur shumë stekën duke fjetur me një luan.

Zulkaif Chaudhary, i cili jeton në Multan, e ka blerë luanin 6 muaj më parë dhe e lejon mbretin e xhunglës që të vërdalliset i lirë nëpër shtëpi.

Luani me emrin Babbar tashmë peshon rreth 76 kg dhe ha çdo ditë 8 kg mish.

Edhe pse ka një djalë 2-vjeçar, burri pakistanez thotë se nuk do t’i vërë kurrë zinxhir luanit.

“E kam si fëmijën tim. Ne si familje nuk kemi frikë se na sulmon. Luani rri në një dhomë të vetën me shtrat të madh dhe me ajër të kondicionuar. Po e mësoj si të ishte një qen”, thotë pakistanezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN