Ushtria e Kosovës në stërvitjen e NATO-s në Kroaci

Ushtria e Kosovës do të marshojë përkrah vendeve anëtare të NATO në stërvitjen ushtarake “Immediate Response 19” javën e parë të qershorit. Një togë këmbësorie e forcave ushtarake kosovare ka mbërritur në Kroaci, ku zhvillohet kjo stërvitje, me ftesë të vendeve anëtare të Aleancës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 6000 trupa ushtarake nga 15 vende të ndryshme, që pas grumbullimit në bazën e Slunjit në Kroaci do të zhvendosen brenda një ditë në Kaposvar të Hungarisë. Përmes saj NATO tregon gatishmërinë dhe aftësinë për formimin e një batalioni shumëkombësh dhe zhvendosjen e tij nga një shtet në tjetrin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN