10 klubet më të pasura në Evropë

Reali i Madridit edhe pse nuk pati një sezon të denjë këtë vit është vlerësuar si klubi evropian i futbollit më me vlerë, duke kaluar në renditje Manchester United.

Sipas një raporti të KPMG, një prej kompanive më të mëdha të shërbimeve dhe auditit, vlera e madrilenëve në treg është rreth 3.2 miliardë euro. Raporti i KPMG bazohet në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018, të ardhurat, të drejtat e transmetimit, popullariteti dhe vlera e stadiumit.

Në këtë renditje finalistët e Champions League, Liverpool dhe Tottenham rankohen të 7-t dhe të 9-t, ndërsa finalistët e Europa League, Chelsea dhe Arsenal janë në vend të 6 dhe të 8.

Manchester City është i 5-ti në renditjet, duke nënkuptuar kështu që 6 klube angleze përfshihen në 10-shen e parë.

Reali i Madridit, në dy sezonet ku është bazuar raporti, fitoi Champions League, duke e rritur vlerën e kompanisë me 10%

Kreu i KPMG për sportet dhe autori i raportit, Andrea Sartori shpjegon se vlera e industrisë së futbollit u rrit me 9% vetëm gjatë vitit të kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2