19-vjeçarët e Shqipërisë, test force me Kosovën

Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve do të zbresë në fushë për miqësoret me bashkëmoshatarët e Kosovës.

Kuqezinjtë nisin grumbullimin këtë të enjte në Durrës, me disa mungesa prej angazhimeve me skuadrat e tyre apo faktit që testet do të zhvillohen në data jo zyrtare.

Megjithatë, ndeshjet janë parashikuar si faza finale e përgatitjeve për kualifikueset e muajit nëntor, ku Shqipëria do të luajë me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë.

Përpara miqësoreve me Kosovën, më datë 3 qershor në Drenas dhe 5 qershor në Prishtinë, trajneri Nevil Dede foli për grupin që drejton dhe strategjinë që do të ndjekë në krye të skuadrës.

“Skuadra po formohet dhe strategjia jonë është që të shohim sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. Duhet t’i japim motiv atyre duke i dhënë vëmendje”, u shpreh Dede.

Shkarkoni aplikacionin e A2