Alibia, ish-deputetët: U dhunuam nga policë të dehur!

Një ditë pas lajmit se 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike janë marrë të pandehur për ngjarjen e 16 shkurtit, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka jep një version tjetër të ngjarjes.

Ish-deputeti i PD-së pranoi se kanë hyrë forcërisht në zyrat e policisë, por aty kanë gjetur të dehur kupolën e Policisë së Shtetit. 

“Në videon e publikuar ishte vetëm një segment. Punonjësi me uniformë e ka kapur prej fyti Strazimirin. Aty u dhunuan deputetët dhe jo punonjësi i policisë. Ne i gjetëm të dehur dhe reaguan si të ishin banditë”, tha Noka për A2 CNN.

Ndërsa Alibeaj tha se data 2 qershor do të përcaktojë fundin e të gjitha këtyre skenave.

Shkarkoni aplikacionin e A2