Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Mogherini: Rrezik për rikthimin e konfliktit

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, komentoi aksionin në veri të realizuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës, ku pati disa arrestime për akuza të ndryshme, si kontrabandë dhe shpërdorim detyre.

“Ajo që ndodhi në Kosovë një ditë më parë tregoi se situata e ekzistuese nuk është e qëndrueshme, Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen në tryezën e dialogut. Ajo që ndodhi dje është një kujtesë e fortë për të gjithë që duhet të arrijnë një marrëveshje të gjithë pranuar, që do të sjellë edhe normalizimin e marrëdhënieve dhe i gjithë rajoni do të përfitojë nga kjo”, tha Mogherini.

“Tendencat e të kaluarës, të përballjeve të ashpra mund të ridalin në skenë në çdo moment, dhe faktikisht kanë dalë, prandaj jemi në një udhëkryq për momentin, për sa i përket perspektivës europiane të rajonit. Nëse e humbim këtë mundësi, shoh rrezikun e rikthimin e forcave të errëta të së kaluarës dhe të konfliktit, prandaj duhet të përdorim këtë mundësi historike të anëtarësimit europian për të siguruar pajtimin në rajon”.

Mogherini shtoi se beson që njerëzit në rajon janë aq të zgjuar sa të kujtojnë se marrëveshja është më e leverdishme për ta, se sa konflikti, edhe në aspektin ekonomik, sikurse e kuptuan këtë qytetarët e vendeve europiane pas Luftës II Botërore. “Kosova duhet të shfuqizojë ose pezullojë tarifat e vendosura. Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë dhe bisedimet të rinisin shpejt. Jam gati që të takohem me ta që nesër në mëngjes për të rifilluar bisedimet. Marrëveshja është e mundshme, por duhen marrë disa vendime fillimisht”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN