Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Analisti Ben Andoni: Aksioni në veri të Kosovës, i vonuar

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 10:22 | Kosova
Analisti Ben Andoni: Aksioni në veri të Kosovës, i vonuar

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në rajon, Ben Andoni ishte i ftuar këtë të mërkurë në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, Andoni vlerëson se u bë që Kosova të tregonte se ka autoritetet dhe në këtë zonë. Sipas tij, zona e Mitrovicës është një parajsë për kontrabandistët kosovarë, serbë dhe boshnjakë.

“Ky aksion, në fakt, vjen një javë pas zgjedhjeve të zhvilluara në komunat e veriut, për të treguar se Kosova e ka autoritetin dhe në këtë pjesë të rajonit të saj. Në fakt, më shumë sesa artificë, për mendimin tim, Kosova do të tregojë që është shumë funksionale në shtetin e saj. Është një veprim që duhej bërë me kohë, duhet bërë vazhdimisht, pasi njihet si zonë gri që nuk është as nën administrimin e Kosovës as në administrimin e Serbisë e ku kontrabanda gëlon e qetë.” u shpreh analisti Andoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë